Site icon Telegrafi

Bogov flet për Euro-obligacionin: Për këtë ka vendosur Ministria e Financave

Në lidhje me lëshimin e fundit të Euro-obligacionit, ka folur edhe guvernatori Bogov, ku thotë se për këtë ka vendosur Ministria e Financave dhe se kjo i ndjek gjendjet dhe i planifikon debitë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Banka Botërore dhe Ministria e Financave bisedojnë hapur për të gjitha çështjet, por banka Popullore nuk është institucion ku mund të vlerësojë atë, BPRM e udhëheq politikën monetare dhe në mënyrë përkatëse e harmonizon politikën fiskale’, saktëson Bogov.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Bogov informoi se shkalla e rritjes ekonomike me siguri do të lëvizë mes projeksionit të majit prej 3.5 përqind dhe, siç tha, prej 1.6 përqind, por ende është herët të thuhet dhe shumë varet nga stabilizimi i tërësishëm i gjendjes politike në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version