Telegrafi

Bogov: Dalja e Britanisë së madhe nga BE-ja nuk e rrezikon ekonominë e Maqedonisë

Dalja e Britanisë së madhe nga Bashkimi Evropian nuk e rrezikon ekonominë e Maqedonisë, por nuk lihet anash mundësia që të shkaktojë pasoja serioze afatgjate, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Tv Telma citon gurevnatorin Dimitar Bogov të thotë se Maqedonia nuk mund të ndikojë në lëvizjet globale. Më tej, Bogov deklaron se duhet që të stabilizohet situata politike në vend dhe të ulen rreziqet në planin e brendshëm.

Bogov thekson se është e vështirë të parashikohen implikime të drejpërdrejta të daljes britanike nga Unioni, edhe pse ky vend është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Maqedonisë. Ai nuk pret që kjo dalje e britanikëve të ndikojë në kursimet e qytetarëve që i kanë në sterlina./Telegrafi/