Telegrafi

Bogov: BPRM do të shqyrtojë projektet financiare për vitin e ardhshëm

Udhëheqësi i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov ka informuar se ky institucion do të fillojë shqyrtimin e projekteve financiare për vitin ardhshëm duke përfshirë këtu edhe buxhetin për vitin e ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”BPRM jep shembuj të mirë se si është zhvilluar ekonomia e vendit, çfarë stabiliteti ka sistemi bankar dhe cilat janë parashikimet për vitin e ardhshëm. Buxheti i parashtruar nga Qeveria e Maqedonisë parashikohet të jetë me rrije prej 3 për qind dhe për këtë ne jemi duke bërë analiza thelbësore” tha Dimitar Bogov, udhëheqësi i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në promovimin e dy filmave dokumentar për edukim financiar, të realizuar nga ky institucion./Telegrafi/