Site icon Telegrafi

Bogojeski: Udhëheqës të OBRM-PDUKM-së, janë dëshmitar të mbrojtur të PSP-së

Tetë persona nga udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së janë dëshmitarë të mbrojtur të Prokurorisë Speciale, tha Petar Bogojeski, i cili është njëri ndër iniciatorët për reforma brenda OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai në emisionin “Top Tema” në TV Telma deklaroi se, mes dëshmitarëve nuk ka anëtarë të iniciativës për reforma në OBRM-PDUKM.

“Në PSP asnjëri nga dëshmitarët e mbrojtur nuk është i regjistruar me emër dhe mbiemër, por me pseudonim. Asnjë nga “reformatorët” nuk është dëshmitarë i mbrojtur dhe kështu le të jenë të qetë, askush prej nesh nuk është një dëshmitar”, tha Bogojeski.

Sipas tij, në vitet e kaluara në OBRM-PDUKM kriter për përparim është se cili do të vjedh më shumë cilin. Ai tha se për shkak të një njeriu, OBRM-PDUKM-ja edhepse i fitoi zgjedhjet e humbi pushtetin./Telegrafi/

 

Exit mobile version