Site icon Telegrafi

Bogojeski për thirrjen e Albin Kurtit për regjistrimin e popullsisë: Ndërhyrje në punët e brendshme

Kryetari i Konceptit Maqedonas, Petar Bogojeski në “Facebook” reagoi ndaj thirrjeve të fundit që mërgata shqiptare të regjistrohet në regjistrimin e popullsisë.

Sipas tij, Albin Kurti duhet të shohë oborrin e vet, kurse Artan Grubi nuk duhet të harrojë se është zëvendëskryeministër i Maqedonisë dhe MPJ-ja e Bujar Osmanit është Maqedonisë.

“Albin Kurti duhet ta shohë oborrin e vet në Kosovë. Kjo është ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë dhe është e papranueshme. Artan Grubi, bën thirrje të regjistrohen shqiptarët dhe harron se është zëvendëskryeministër i Maqedonisë dhe gjithë qytetarëve të shtetit. Bujar Osmani, bën turne me para shtetërore që të regjistrohen shqiptarë dhe harron se MPJ është e Maqedonisë dhe se duhet të takohet me të gjithë nga diaspora e Maqedonisë”, shkruan Bogojeski.

Lexo po ashtu Albin Kurti me mesazh për mërgatën shqiptare të Maqedonisë së Veriut për regjistrimin e popullsisë

Ai shton se kjo është e tepërt, se janë tejkaluar linjat e kuqe dhe se etnoshovinizmi, siç shkruan ai, nuk është vlerë evropiane.

“Kjo është e njëjtë nëse unë u bëj thirrje vetëm maqedonasve nga diaspora të nënshkruhen në https://popis2021.stat.gov.mk/ dhe të theksoj se shqiptarët do të regjistrohen, ndërsa maqedonasit do ta tradhtojnë Maqedoninë nëse nuk regjistrohen”, shkruan Bogojeski.

Ndryshe, sot kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i bëri thirrje mërgatës shqiptare me nënshtetësi të RMV-së të regjistrohet në regjistrimin e popullsisë dhe të gjitha pikat në mërgatë të partisë së tij do të ndihmojnë në regjistrim./Telegrafi/

Exit mobile version