Site icon Telegrafi

Bogojeski: Në Kongresin e PPE-së jam i ftuar special i Joseph Daul

Ish-sekretari i përgjithshëm të OBRM-PDUKM-së, tani aktivist, Petar Bogojevski sot po qëndron në Helsinki të Finlandës ku po mbahet kongresi i Partisë Popullore Evropiane. Për “Fokus” ai deklaroi se ka marr ftesë speciale nga kryetari i PPE-së.

“Sot jam pjesëmarrës në Kongresin e PPE-së, me ftesë speciale të kryetarit Joseph Daul. Për mua kjo është një nder i madh që të jem pjesëmarrës dhe të njihem nga afër me zbatimin e praktikave demokratike gjatë marrjes së vendimeve në kongres. Kuptohet se këtë mundësi e shfrytëzoi për një sërë bisedash me përfaqësuesit e PPE-së dhe partive anëtare, me çka për shumë do t’ju njoftojë pas mbarimit të Kongresit gjatë ditës së nesërme. Tema kuptohet se është agjenda evropiane dhe OBRM-PDUKM”, tha Bogojevski.

Në pyetjen se nëse në Kongres është takuar me delegacionin e OBRM-PDUKM-së të udhëhequr nga Hristijan Mickoski ai tha se “deri në këtë moment nuk jam takuar me ndonjë përfaqësues nga Maqedonia. Mendoj se ditën e nesërme do ta kem këtë mundësi”./Telegrafi/

Exit mobile version