Site icon Telegrafi

Bogojeski: Mbetja e Gruevskit në krye të OBRM-PDUKM-së, në dobi të LSDM-së

Iniciatori i reformave në OBRM-PDUKM, Petar Bogojeski kërkoi largimin e Nikolla Gruevskit nga pozita e kryetarit të partisë sepse mbetja e tij në atë pozitë nënkupton vetëm dobi për LSDM-në dhe paralajmëroi dinamikë të përshpejtuar të lëvizjeve për reforma në OBRM-PDUKM deri në arritjen e qëllimit.

‘Vazhdimi i funksionimit të Nikolla Gruevskit si udhëheqës i OBRM-PDUKM-së është vetëm në interes të LSDM-së, sepse me imixhin negativ që ai e ka krijuar gjatë periudhës së kaluar hapet mundësia që rreth 150 mijë qytetarë të votojnë për LSDM-në. Ata nuk janë me LSDM-në, por për shkak të Gruevskit votojnë për to’,thotë Bogojeski.

Ai tha se për shumicën e anëtarësisë në OBRM-PDUKM, Gruevski është kryetar jolegjitim pasi që është zgjedhur në një kongres privat në Kumanovë, para dy viteve, kur si delegatë që votuan atë ishin shokë të tij personal të vendosur për të krijuar numrin e duhur dhe tha se Gruevski duhet të ndal me praktikën e vendosjes së kandidatëve personal për kryetarë komunash, por ato të zgjidhen në komitetet vendore të partisë./Telegrafi/

Exit mobile version