Ish-deputeti Pavle Bogoevski në ‘Facebook’ shkroi se kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi, është thirrur nga mbrojtja e Trajko Veljanoski për të dëshmuar në favor të të akuzuarit për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.
“Talat Xhaferi, për shkak të agjendës së punës, nuk mundej të merr pjesë në seancën e sotme kundër Veljanoskit dhe për organizatorët tjerë të 27 prillit. Seanca e ardhshme është caktuar më 27 prill dhe shpresoj se atëherë nuk do të del edhe një takim”, thotë Bogoevski.
Ai thotë se Xhaferi është propozuar si dëshmitar nga mbrojtja e Veljaonvskit dhe se me mosvperimin e tij, ai vepron në interes të paraardhësit të tij.
Ndryshe, sot Xhaferi ishte i thirrët si dëshmitar në Gjykatën Penale për rastin e 27 prillit por nuk u paraqit në jgykatë.
Krahas Veljaovskit, të akuzuar në këtë rast janë Mile Janakieski, Spiro Ristovski dhe Vlladimir Atanosovski./Telegrafi/