Site icon Telegrafi

Bogoevski: Treshja Mijallkov, Zvërlevski dhe Ilievski kanë montuar raste politike gjyqësore (Video)

Ish-shefi i DSK-së, Sllobodan Bogoevski ka hedhur akuza të rënda ndaj kolegut të tij të DSK-së, ish-shefit Sasho Mijallkov, si edhe ndaj prokurorit Jovan Ilievski, si edhe ish-kryeprokurorit Marko Zvërlevski, për montime gjyqësore.

Sipas tij, të gjithë këta, në zyrat e DSK-së dhe nëprë kafene kanë dhënë urdhëra për lëndë të montuara gjyqësore politike.

Në prezantimin e analizës “Gjyqësori nën llupë”, Bogoevski tha se ka patur të dhëna përmes një shefi në DSK, se një herë në javë, Mijallkov, Zvërlevski dhe Ilievski e kanë përcaktuar të ardhmen e disa proceseve politike në dhjetë vitet e fundit./Telegrafi/

Exit mobile version