Site icon Telegrafi

Bogoevski: Do të subvencionojmë bujqësinë dhe jo ushtarët partiak

Bartësi i listës në njësinë e 4 nga “Koalicioni për Ndryshim dhe Drejtësi”, Sllobodan Bogoevski, së bashku me kandidatët tjerë sot pati takim me banorët e Negotinës dhe Kavadarit, ku prezentoi masa të reja për bujqit e Maqedonisë dhe për gjithë fshatrat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bëhet fjalë për mos pasje të konceptit shtetëror për zhvillim të bujqësisë. Qeveria e korruptuar tenton që paqen sociale ta blejë në shpinë të bujqëve, duke mbajtur çmime të vogla të blerjes për 20 vite dhe duke i rritur shpqnzimet për prodhim. Koncepti jonë është krijuar në bashkëpunim me shtete të suksesshme evropiane. Do të ndajmë subvencione për bujqit e vërtetë dhe jo ata që nuk janë as bujq as kopshtar por ushtarë partiak”, deklaroi Bogoevski.

Bogoevski prezentoi programin e koalicionit, në veçanti planet për zgjedhje të problemeve në bujqësi./Telegrafi/

Exit mobile version