Ish-drejtori i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sllobodan Bogoevski, që tani është bartës liste në NJZ4 për Koalicionin për ndryshime dhe drejtësi, u është përgjigjur pyetjeve në rrjetet sociale në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai ishte mysafir në debatin në Nova Tv, ndërkaq ka folur edhe për rastet e Nikolla Mlladenovit, Martin Neshkoskit, rastit në Smlikovë dhe Kosta Krpaçit.
Në lidhje me Kosta Krpaç, Bogoevski deklaron se vdekja e tij është një mister që do të zgjidhet pas zgjedhjeve të dhjetorit./Telegrafi/