Telegrafi

Bogoevski: Nuk kam nevojë t’ju kërkojë falje Ahmetit dhe Xhaferit

Nuk ndjej nevojën që t’ju kërkoj falje Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit, tha Sllobodan Bogoevski, në seancën e sotme gjyqësore kundër tij.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe ish-kryeministri Musa Xhaferi, në padinë që kanë dorëzuar ndaj Bogoevskit, kërkojnë dëmshpërblim prej 5.5 milionë denarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbrojtja sot kërkoi që gjykata të refuzojë padinë, ndërsa Bogoevski tha se padia është absurde dhe shtoi se asnjëherë nuk ka folur për këtë rast, përveç se në Komisionin për Mbrojtje dhe në Gjykatën në New York.

Bogoevski para gjykatës amerikane tha se në Maqedoni janë futur 7.5 milionë euro për korruptimin e ish-kryeministrit Vllado Buçkovskit, Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit./Telegrafi/