Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Pavle Bogoevski ka komentuar veprimin e djeshëm të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi i cili ndaloi mbledhjen e Kuvendit gjë që rezultoi me shpëtimin e mandatit të Trajko Veljanoskit, ish-kryetarit të Kuvendit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ne me votën tonë e zgjodhëm Talat Xhaferin më 27 prill, e kjo rezultoi me tentim për të na vrarë gjithë neve nga një akt terrorist në dhomën ligjvënëse. Ai as gërvishtje nuk kishte. Ai mbrëmë e keqpërdori të njejtin Kuvend, duke e mbrotjur organizatorin e këtij sulmi nga paraburgimi dhe duke na bërë neve budallenj. Sot nëpër media lexova informacione se seancat e Kuvendit janë anuluar pasi shumica e deputetëve janë në udhëtime zyrtare. Kjo është edhe një gënjeshtër që sipas gjitha gjasave del nga kabineti i tij” shkruan në Facebook deputeti Bogoevski.
Përndryshe, reagime të njejta kanë pasur edhe deputetë tjerë të LSDM-së dhe opozitës. /Telegrafi/