Site icon Telegrafi

Bogoevski: Më mungojnë protestat e Revolucionit Laraman (Video)

”Neve na ka zgjedhur qytetari, ndërsa pjesëmarrja në Revolucionin Laraman as nuk ishte, as nuk është shpërblim për punësim në institucione”, kështu ka deklaruar deputeti Pavle Bogoevski, në intervistën për ”Makfaks’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bogoevski në lidhje me punësimin e aktivistëve nga RL në institucione ka deklaruar se, qëllimi është që t’iu jepet mundësi të rinjve për t’i treguar idetë e tyre.

”Revolucioni Laraman është më shumë se hedhja e ngjyrës”, ka thënë Bogoevski. Ai më tej ka shtuar se i mungojnë protestat e Revolucionit në rrugë.

”Më e madhe është liria në rrugë sesa në Kuvend”, ka thënë Bogoevski. /Telegrafi/

Exit mobile version