Pas deklaratës së SHBA-ve për sulme të mundshme terroriste në vend, ish-zyrtari i inteligjencës, Sllobodan Bogoevski për emisionin “24 Otvoreno” tha se Maqedonia duhet të mësohet me deklaratat për mundësinë e sulmeve terroriste në vend.
“Ne ngadalë do të fillojmë që të mësohemi me ambientin e ri. Anëtarësimi në NATO ka sjell aspekte të reja në jetën tonë. Do të ndjejmë edhe komponentët e të ashtëquajtur luftë hibride. Nuk duhet të shqetësohemi, sepse është një deklaratë e një niveli të ulët. Kjo nuk duhet të ndjell frikë dhe pasiguri. Duhet të mësohemi në të ardhmen me deklarata të tilla”, tha Bogoevski.
Nga ambasada e SHBA-ve më 15 shkurt nëpërmes një deklarate njoftuan se ekziston rrezik i rritur për sulme të mundshme terroriste nga ISIS në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/