Pas dënimit të Magyar Telekom për aferë korruptive në Maqedoni dhe Mal të Zi, njëri nga të përfshirët në këtë rast, Sllobodan Bogoevski, thotë se rasti është i mbyllur tashmë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë për portalin SDK se funksionarë të tanishëm dhe të mëhershëm, më 2005 u janë dhënë ryshfet nga Magyar Telekom përmes afaristit grek, Dimitris Kondominas, ndërkaq ka dëshmuar në New York se të përfshirë janë edhe Vllado Buçkovski, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, si edhe zv. kryeministri i mëhershëm, Musa Xhaferi.
Sipas tij, në tre raste janë paguar nga 2.5 milionë euro. Bogoevski konsideron se padia e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit tashmë është e pakuptimtë, duke theksuar se me padinë, Ahmeti dhe Xhaferi bëjnë trysni ndaj një dëshmitari në një proces gjyqësor.
Përndryshe, seanca e radhës ndaj Bogoevskit është caktuar më 27 maj në Gjykatën themelore Shkupi 2./Telegrafi/