Slobodan Bogoevski u lëshua në liri nga burgu i Kumanovës.
Sot rreth orës 16 nga burgu i Kumanovës u lirua Slobodan Bogoevski, publikoi televizioni Telma duke u thirrur në burimet e saja nga burgu.
Bogoevski u lirua pasi që e kreu dënimin me burg prej një vit e shtatë muaj ku u dënua në suaza të procesit për aksionin “Agjenti”.
Bogoevski u dënua për pjesëmarrje në mashtrime financiare të lidhura me blerjen e pronës tek pishina në Karposh. Ai gjatë tërë kohës thoshte se është i pafajshëm dhe se pushteti po e burgosur me qëllim që të mos i shpërndaj informacionet që i di për rastin “Magyar Telekom”./Telegrafi/