Kryetari i komisionit për Çështje të mandatit dhe të Imunitetit, Pavle Bogoevski thotë se Kuvendi duhet të vendos me kërkesë të gjykatës për marrjen e imunitetit të Trajko Veljanovskit, edhepse komisioni katër deputetë nga LSDM, votuan “për” dhe katër deputetë nga OBRM-PDUKM “kundër”.
“Raporti i mbledhjes së komisioni është dërguar te shërbimet e kuvendit dhe është i arkivuar me çka janë plotësuar kushtet e parashikuar në nenin 53 të rregullores së Kuvendit për mbajtjen e seancës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se sipas rregullores së Kuvendit, në afat prej tre ditësh do të vendos me kërkesë nga gjykata në seancë.
Bogoevski gjithashtu tha se deputetit të BDI-së iu përkeqësua dhe ai është dashur ta lëshojë punën në komision por se nuk është qartë pse nuk ka ardhur pse nuk ka ardhur zëvendësja e tij.
Ndërkaq, votimi i djeshëm ishte me 4 vota “për” dhe 4 “kundër” që i mundësoi Veljanoskit ta ketë ende imunitetin e deputetit. Veljanoski bashkërisht me Mile Janakieskin dhe Spiro Ristovskin dyshohen për ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017./Telegrafi/