Sllobodak Bogoevski, ish-shef i kundërzbulimit, ka deklaruar se shumë persona janë të përfshirë në krim përmes Telekom Maqedonia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I ftuar në televizionin Kanal5, ai tha se Telekomi ka qenë vendi ku janë realizuar të ardhura enorme.
”Ne kemi paguar çmime më të larta në Evropë, në një shtet të varfër siç është Maqedonia. Në sistemin e Deutsche Telekom ishte njëra nga kompanitë udhëheqëse sipas të ardhurave. Ne e kemi paguar të gjithë këtë, kurse një pjesë ka shkuar te personat në pushtet. Marrëveshjet e menaxherëve për rrogat ishi nga 20 mijë euro. Këtë nuk e ka as kryetari i Deutsche Telekom”, pohoi Bogoevski./Telegrafi/