Deputeti i koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, në NJZ 1, Pavle Bogoevski, në profilin e tij në Facebook ka shkruar për tri çështje, edhe atë ana pozitive e veprimeve, ana negative e ngjarjeve dhe se çka më tej, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bogoev ndër të tjera ka theksuar se paszgjedhjeve, fakt është se Gruevski duhet të sqarojë nëse do të futet në koalicion me BDI. Nëse BDI do të bëjë koalicion me OBRM-PDUKM, sipas Bogoevskit, humbja e shumë deputetëve, tani edhe koalicionimi do t’i kushtojë më shumë humbje.
‘Është fakt se OBRM-PDUKM nuk i mori 63 deputetë të cilët i kërkonte. Se regjimi përsëri nuk do të jetë më i fuqishëm siç ishte. Nga ana tjetër, ne jemi shumë të fortë. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për parti apo sektor joqeveritar, ne jemi më të organizuar, më fokusuar nga kushdo qoftë. Duhet vetëm të qëndrojmë të fortë’, ka shkrur Bogoev ndër të tjera. /Telegrafi/