Site icon Telegrafi

Bogoevski dhe Boshkoski: Të dënuarit në ”Monstra” janë të pafajshëm

Ish-shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sllobodan Bogoevski, pohon se për rastin ”Monstra” në burg ndodhen njerëz të pafajshëm, duke paralajmëruar se rasti do të ndriçohet shumë shpejtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo deklaratë u bë nga ai në emisionin ”24 Otvoreno”. Bogoevski është kandidat i Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi. Edhe ish-ministri Ljube Boshkoski hedh hije dyshimi për këtë rast.

Ai thotë se ka të dënuar të përjetshëm nga Haraçina për të cilët Gjykata e Strasburgut ka paralajmëruar se procedurat në këtë rast nuk janë kryer në pajtim me Ligjin, rregullat, të drejtën vendore dhe atë ndërkombëtare, ndërkaq ka të burgosur për të cilët beson se janë të pafajshëm./Telegrafi/

Exit mobile version