Deputeti i ri i LSDM-së, Pavle Bogoevski, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se partitë politike nuk kanë kohë për pritje, gjë të cilën mbrëmë Artan Grubi në një emision debativ e pohoi. Bogoevski gjithashtu i bën thirrje Ali Ahmetit që të përshpejtojë vendimin e tij, pasit sipas tij, çdo ditë që kalon kriza thellohet edhe më shumë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Rregullat e shkruar të partive politike thonë tani është koha për heshtje që të tejkalohen konfliktet me parterët potencial për koalicion. Për këtë arsye nuk do të them asgjë, vetëm do të bëj disa pyetje:
1. A e di Ali Ahmeti se me çdo ditë që shtrembëron, ai e prolongon krizën në të cilën të gjithë jemi shumë gjatë?
2. A e di Ali Ahmeti se nuk ka kalkulime politike e cila do të rezultojë me mbrojtjen e anëtarëve të BDI-së nga PSP-ja?
3. A e di Ali Ahmeti se me çdo sekondë të humbur ai humb edhe vota?”, shkruan mes tjerash Bogoevski./Telegrafi/