Telegrafi

Bogoev: Takimi mes qeverisë dhe opozitës do të jetë për formimin e qeverisë teknike

Drejtori i Drejtorisë së Doganave të RMV-së, Stefan Bogoev thotë se takimi mes qeverisë dhe opozitës do të jetë i karakterit teknik dhe do i referohet formimit të qeverisë teknike.

“Takimi mes qeverisë dhe opozitës do të jetë i karakterit teknik dhe i referohet formimit të qeverisë teknike, dikastereve, njerëzve, formatit etj. Vetë emri qeveri teknike tregon një karakter teknik. Ajo ka karakterin për të organizuar zgjedhjet nga aspekti teknik. Çështja është të theksohet se takimi është i tillë, nuk do të merren vendime kyçe”, tha Stefan Bogoev për emisionin “Trilling”.

Në pyetjen se a do të testohet për një qeverisje teknike pa BDI-në, Bogoev u është përgjigj se një ide e tillë nuk është menduar fare dhe as ai vetë nuk e mendon do të shqyrtohet një gjë e tillë.

“Nuk ka rëndësi nëse është maqedonas, nëse është me BDI-në, nëse është me OBRRM-PDUM-në, nëse është me LSDM-në. Ajo që është e rëndësishme është të formohet një qeveri që ndan të njëjtat vlera. E shihni që tani dalëngadalë po formohet një bllok europian që ndan vlerat europiane, të cilit më vjen mirë që i përkas. Një bllok që beson se vendi i Maqedonisë është në Bashkimin Evropian. Nga ana tjetër po formohet një bllok antievropian, i cili dikur ishte bllok anti-NATO, tani është bllok anti-BE, i formuar në radhë të parë nga OBRM-PDUKM dhe Levica”, thotë Bogoev./Telegrafi/