Deputeti i LSDM-së ka komentuar ngjarjet e fundit në Maqedoni ku ka thënë se shteti nuk është pronë private, njofton Telegrafi Maqedoni.
”Ndarja e partisë nga shteti?!
Revolucioni Laraman okupoi me ngjyrë, institucionet shtetërore dhe të pakuptimtë, monumente të shtrenjtë të paguara me paratë tona, dhe ata “kthejnë” për hakmarrje të shtabeve të opozitës, të institucioneve shtetërore dhe private të njerëzve që protestojnë. Ata ngjyrosjen e institucioneve shtetërore ose monumenteve i përjetojnë si sulm ndaj tyre apo partisë së tyre. Ata aspak nuk e kanë idenë që shteti nuk është parti, institucionet nuk janë shtabet e OBRM-së, sesa shumë janë të tyre monumentet dhe institucionet, janë edhe të miat dhe tonat, në të kundërtën me veprime të tilla vetëm dëshmojnë se pas 10 viteve sundim për to është mjaftë normale dhe e zakonshme të nxirret partia nga çdo aspekt.
Mendësia e tyre është kështu ‘rregulluar’ nga propaganda në vazhdimësi, mendojnë se shteti është pronë private! Kundër kësaj luftojmë!
Dhe fituam!
Vazhdojmë në ora 18:00 para PSP-së”, ka shkruar kryetari e LDMR-së Stefan Bogoev në Facebook. /Telegrafi/