Deputeti i LSDM-së Stefan Bogoev ka alarmuar opinionin dhe institucionin se atij nuk ju është lejuar të shqyrtoj listën zgjedhore, njofton Telegrafi Maqedoni.
” Sot erdha këtu në direksionin e KSHZ në Shkup, komuna Qendër me autorizimin e LSDM-së, ashtu si e kërkon ligji dhe nuk më është lejuar të kontrolloj informacionet dhe të dhënat në listën zgjedhore. Kjo tregon që ka një haos në listën zgjedhore që pushteti mundohet ta fsheh” tha mes tjerash Bogoev, deputet i LSDM-së./Telegrafi/