“Besoj se të gjithë janë ndjerë në siklet pas ngjarjeve dhe deklaratave të Xhambaskit me grupin e tij gjatë festës së Mara Bunevës. Në atë drejtim është logjik edhe reagimi i presidentit Stevo Pendarovski dhe ajo që ai e ka paraqitur në Këshillin e Sigurimit”, tha nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev në “Top Tema”.
Ai shtoi se LSDM në përgjithësi është në të njëjtën linjë me atë që tha presidenti Pendarovski, se eurodeputetit duhet t’i ndalohet hyrja në vend.
“Do të shohim se si do të rezultojë, vendimin përfundimtar duhet ta marrë Qeveria”, tha Bogoev.
Pas seancës së Këshillit të Sigurisë, presidenti Pendarovski i propozoi Qeverisë që të ndalohet hyrja në vend një eurodeputeti, të cilin nuk ia përmendi emrin, dhe disa shtetasve të tjerë bullgarë./Telegrafi/