Telegrafi

Bogoev-Ivanovska: Lufta kundër korrupsionit nënkupton të ardhura më të mëdha në buxhet dhe shërbime më të mira për qytetarët

Lufta kundër korrupsionit do të sigurojë të ardhura më rë mëdha të të ardhurave publike dhe përmirësim të shërbimeve ndaj qytetarëve. Këtë sot e ka theksuar drejtori i Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev në takimin me kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.

Drejtoria Doganore informoi se si masa më të rëndësishme të cilat zbatohen për momentin janë evidentimi i listave anketuese dhe deklaratave për interesa në bazë të dispozitave nga Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave. Digjitalizimi i punës doganore, siç bëjnë të ditur, në mënyrë shtesë mundëson kontroll të proceseve.

“Ulja e dukurive korruptuese do ta rrisë besimin në institucione, ndërsa kjo do të rezultojë me uljen e ekonomisë gri dhe do të mundësojë përfitime në të gjitha nivelet, si për qytetarët, ashtu edhe për pozicionim më të mirë të shtetit tonë në procesin e integrimit drejtë BE-së”, ka theksuar Bogoev.