Lufta kundër korrupsionit do të sigurojë të ardhura më rë mëdha të të ardhurave publike dhe përmirësim të shërbimeve ndaj qytetarëve. Këtë sot e ka theksuar drejtori i Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev në takimin me kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.
Drejtoria Doganore informoi se si masa më të rëndësishme të cilat zbatohen për momentin janë evidentimi i listave anketuese dhe deklaratave për interesa në bazë të dispozitave nga Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave. Digjitalizimi i punës doganore, siç bëjnë të ditur, në mënyrë shtesë mundëson kontroll të proceseve.
“Ulja e dukurive korruptuese do ta rrisë besimin në institucione, ndërsa kjo do të rezultojë me uljen e ekonomisë gri dhe do të mundësojë përfitime në të gjitha nivelet, si për qytetarët, ashtu edhe për pozicionim më të mirë të shtetit tonë në procesin e integrimit drejtë BE-së”, ka theksuar Bogoev.