Site icon Telegrafi

Bogoev: Fletobligacionet në vlerë të 92 milionë dollarëve nuk ishin në emër të shtetasit turk

Drejtori i Doganave, Stefan Bogoev dha detaje nga konfiskimi i fletobligacioneve në vlerë të 92 milionë dollarëve tek shtetasi turk.

Bogoev për “TV21” thotë se çdo ndihmë ndërkombëtare është e mirëseardhur pasi të gjitha fleobligacionet janë të lidhura me bankat e huaja.

“Ka dallim mes emrit dhe të dhënave të udhëtarit dhe emrit të pronarit të fletobligacioneve, ato nuk ishin në emër të tij dhe të gjitha këto gjëra na japin një bazë shtesë.

Përndryshe, duhet të përmend se gjithçka është e lidhur me bankat e huaja, me vendet e huaja, e vetmja gjë është se këtu tek ne janë të sekuestruara dhe çdo ndihmë ndërkombëtare është e mirëseardhur”, tha Bogoev.

Exit mobile version