Telegrafi

Bogdanoviq: Njerëzit duhet të kuptojnë se në Komunën Qendër jetohet 24 orë, prandaj është shtrenjtuar parkingu

Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq sot foli për situatën e parkingjeve në Komunën Qendër.

“Unë e kuptoj se në qendër të Shkupit vinë nga të gjitha komunat. Këto politika të vendosjes së parkingjeve rezidente, vetëm për banorët dhe rritja e çmimeve kanv për qëllim që t’i detyrojmë njerëzit të përdorin sa më pak automjete dhe të kuptojë se këtu dikush jeton 24 orë, dhe jo vetëm 2-3 orë”, tha Bogdanoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Komuna Qendër në Shkup shtrenjtoi parkingun për 20 denarë

Ai tha se i kuptojmë të tjerët por edhe ata duhet t’i kuptojnë ata që jetojnë në qendër.

Ndryshe, edhe gjatë ditës së sotme kishte protesta nga tregtarët e Shkupit për shkak të shtrenjtimi të parkingut. Ata disa ditë me radhë bllokojnë rrugën ‘Shën Kirili dhe Metodi’ për të shfaqur revoltën ndaj këtij shtrenjtimi./Telegrafi/