Telegrafi

Bogdani prish suksesin e Genoas

Chievo kaloi në epërsi të dyfishtë pas vetëm gjashtë minutash dhe kjo falë sulmuesit shqiptar. Së pari Michele Marcolini kaloi vendasit në epërsi nga pika e bardhë në minutën e katërt të takimit, penalti e fituar nga Erjon Bogdani. Dy minuta më pas sulmuesi kuqezi sërish ishte protagonist, kësaj here duke gjetur rrjetën për të parën herë këtë sezon.

Në pjesë të dytë mysafirët ngushtuan me anë të Sergio Floccarit, por Sergio Pellisier vulosi gjithçka 14 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Sampdoria ka shënuar fitore të pritshme me rezultat 4-1 ndaj Sienas, duke e ruajtur suksesin e qind për qindtë në Serie A pas katër javësh. Nga një gol në pjesën e parë për Sampdorian shënuan Angelo Palombo dhe Daniele Mannini, ndërsa dy gola në pjesë të dytë i shënoi Marco Padalino. I vetmi për Sienon shënoi Michele Fini.

Sampdoria sfidon Juventusin në krye të tabelës së Serie A, që të dyja ekipet me nga 12 pikë të grumbulluara.