Sipas Tuttomercatoweb, pas disa viteve të kaluara në Serie A dhe Serie B me ekipet si
Reggina, Salernitana, Verona, Siena, Chievo, Livorno dhe së fundi me Cesena, Bogdani synon të largohet këtë verë.
E ardhmja e sulmuesit kuqezi thuhet se mund të jetë Azia, ku ai mund t’i bashkohet ndonjë klubi arab. Klubet e lindjes së mesme janë bërë destinacione joshëse për shumë yje të futbollit evropian, me ofertat e tyre të majme.
Kontrata e Bogdanit me Cesenën skadon në fund të këtij sezoni dhe ai do të ketë edhe përparësinë e transferimit si agjent i lirë. /Telegrafi/