Telegrafi

Bogdani: Jemi në rrugë të mbarë

Kuqezinjtë sonte do të përballen me Gjeorgjinë në një ndeshje miqësore që zhvillohet në Qemal Stafa (ora 19:00), dhe sulmuesi i Sienës thotë se pavarësisht se nuk sjell pikë ndeshja është një “test që nuk duhet neglizhuar”.

“Pavarësisht se na ndajnë më shumë se një muaj nga sfida për eliminatoret e Botërorit, ajo kundër Norvegjisë, mendoj se testi i radhës nuk duhet neglizhuar. Duhet të japim maksimumin tonë dhe ta fitojmë këtë përballje, edhe pse ajo është në kuadrin e një ndeshjeje miqësore”.

“Gjatë kësaj periudhe, ekipi ka ndryshuar shumë, kjo jo vetëm në aspektin e fizionomisë, ku janë afruar shumë lojtarë të rinj. Kombëtarja ka pasur rritje dhe mendoj se jemi në rrugë të mbarë”, ka deklaruar Bogdani.

Ndeshja e radhës eliminatore për Botërorin Brazili 2014 për Shqipërinë do të jetë ajo e 22 marsit në udhëtim ndaj Norvegjisë.

Shqipëria aktualisht renditet e treta në grupin E me gjashtë pikë nga katër takime (dy fitore dhe dy disfata). Në tabelë kryeson Zvicra me 10 pikë, ndërsa Norvegjia rreshtohet e dyta me shtatë pikë po nga katër ndeshje. /Telegrafi/