Telegrafi

Bogdani: Chievo duhet të jetë më kompakte

Bogdani pati një sezon tjetër jo aq të pëlqyeshëm në kampionatin italian, megjithatë Chievo arriti të mbijetojë në Serie A.

“Duhet të rikompaktësojmë grupin. Është ky faktori thelbësor që e mbajti Chievon në Serinë A në sezonin e fundit. Dhe kjo mund të na lejojë të kompletojmë një mrekulli tjetër”, ka thënë Bodgani.

Shqiptari, i cili ka edhe një vit kontratë me klubin italian, thotë se do të mundohet në maksimum të gjejë formën e tij më të mirë dhe të jetë pjesë e formacionit startues, por thotë se për këtë duhet të vendosë trajneri.

“Unë mund të them vetëm se kërkoj formën optimale sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë, fiziku im nuk më lejon të arrij në top-formë, ashtu siç mund të ndodh me të tjerët. Gjithsesi, në fillim dukem si i lodhur, por ju garantoj se në javën e kampionatit do të jem gati. Pastaj, siç e kam thënë edhe me parë, për këtë do të vendosë trajneri”, ka shtuar sulmuesi kuqezi.