A1on bën të ditur se këtë të diel, qytetarët e Bogdancit do të dalin në referendum për t’u deklaruar, për ose kundër xeherores ”Kazandoll”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me këtë, partia ”e Majta” vlerëson se kjo çështje nuk është vetëm lokale, pasi që pasoja të dëmshme do të përjetojnë edhe qytetet përreth. Prandaj, kjo parti i mbështet qytetarët dhe i inkurajon që të votojnë kundër xeherores.
E Majta konsideron se vota e qytetarëve do të thotë përfshirje e tyre në procese të vendimmarrjes./Telegrafi/