Site icon Telegrafi

Bogdan Ilievski paraqitet në Gjykatën Penale (Foto)

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, Bogdan Ilievski, njëri nga organizatorët e protestave të “Për Maqedoni të përbashkët”, është paraqitur në Gjykatën Penale në kuadër të hetimeve për ngjerjet në Kuvend më 27 prill.

Prokuroris më herët njoftoi se bëhet fjalë për procedurë parahetimore, për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill.

Për momentin është duke vazhduar protesta e OBRM-PDUKM-së para Gjykatës Penale, kundër arrestimeve që janë bërë sot, ndërsa pritet që fjalim të mbaje edhe lideri i kësaj partie, Nikolla Gruevski./Telegrafi/

Exit mobile version