Site icon Telegrafi

Boeing vendos të ndalojë prodhimin e avionëve 737 Max

Prodhuesi amerikan i avionëve Boeing duke filluar nga viti ardhshëm ka vendosur të ndalojë përkohësisht prodhimin e avionëve të pasagjerëve të serisë 737 Max të cilët janë përfshirë në aksidente ku kanë humbur jetën 346 persona për shkak të gabimit në prodhim në sistemin e kontrollit të fluturimit.

Ndërkohë lidhur me 12 mijë punëtorët thuhet se, “për momentin nuk mendohet largimi i tyre nga puna”.

“Për avionët të cilët e kanë të ndaluar fluturimin në shumë vende përfshirë edhe Shetet e Bashkuara të Amerikës, duke filluar nga janari i vitit 2020 do të ndalohet prodhimi i Boeing në fabrikën Renton në Uashington të SHBA-së deri në rimarrjen e miratimit nga organet rregullatore”, thuhet në deklaratën e kompanisë, përcjell Telegrafi.

 

Boeing vitin e kaluar u vendos në objektiv për shkak të aksidenteve që shkaktuan gabimet në prodhim në sistemin e kontrollit të fluturimit të avionëve 737 Max 8.

Lexo po ashtu Boeing humb tre miliardë dollarë pas aksidenteve të aeroplanëve 737 MAX

Avioni i tipit Boeing 737 Max 8 i kompanisë ajrore Lion të Indonezisë u rrëzua në det më 29 tetor 2018 pak kohë pasi ishte ngritur në fluturim për të udhëtuar nga Xhakarta drejt qytetit Pangkal Pinang në ishullin Sumatra. Si pasojë e aksidentit i cili u shënua si aksidenti i parë i këtij lloji të avionit humbën jetën 189 persona.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Boeing 737 Max

Më 10 mars avioni Boeing 737 Max 8, i Ethiopian Airlines u rrëzua pak kohë pasi ishte ngritur në fluturim për të udhëtuar nga Addis Ababa drejt kryeqytetit të Kenias, Nairobi ku si pasojë humbën jetën 157 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version