Site icon Telegrafi

Boeing do të shes 7,690 avionë në 20 vite

Kompania amerikane e prodhimit të avionëve Boeing, njoftoi se Kina do të jetë tregu me rritjen më të shpejtë për fluturimet me rreze të gjatë dhe vendi do të ketë nevojë për 7,690 avionë të rinj gjatë 20 viteve të ardhshëm.

Nëndrejtori i marketingut i Boeing, Randy Tinseth, tha se fuqia e tregut kinez vjen si pasojë e rritjes së klasës së mesme në vend, e cila është trefishuar në dekadën e fundit dhe pritet të dyfishohet përsëri në 10 vitet e ardhshëm, përcjell Telegrafi.

Sipas Boeing, Kina do të mbetet tregu i disa trilionësh i avionëve në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version