Site icon Telegrafi

Boeing shton numrin e aeroplanëve që posedojnë Wi-Fi

Kompania, e cila deri më tani ka pajisur aeroplanat e saj 737 me mjete për wireless dhe çasje në internet do të vazhdoj të zgjeroj shërbimin deri në fund të 2013 në modelet 777 dhe 747-8 të aeroplanëve të saj, ka lajmëruar të enjten.

Të gjithë aeroplanët Boeing do të kenë mundësinë e shërbimit me media wireless deri në 2014. Tregu për shërbimet Wi-Fi në fluturim pritet të arrij shumën prej 1.85 miliard dollarëve deri në 2018, sipas kompanisë së kërkimeve, Global Industry Analysts.

Ndër kompanitë tjera ajrore që  kanë lajmëruar planet e tyre për të futur wireless në fluturime është kompania JetBlue, e cila ka deklaruar që do të fus rrjetin Wi-Fi në aeroplanët e saj më 2013.

Ndërsa, Norwegian Airlines së fundi ka pajisur me rrjet wireless 46 aeroplan të saj dhe po planifikon të përfshij të gjithë aeroplanët e kompanisë në rrjet deri në fund të këtij viti. /Telegrafi/ 

 
Exit mobile version