Telegrafi

Boeing shpalos konceptin e ri të helikopterëve për ushtrinë amerikane

Boeing ka lëshuar imazhin e parë të konceptit të tij të helikopterëv të ardhshëm për ushtrinë amerikane.

Boeing po i ofron ushtrisë amerikane një helikopter me një sistem të shkathët, plotësisht të integruar, të krijuar për qëllime të ndryshme në fushëbeteja.

Boeing FARA është krijuar për të përmbushur nevojat e misionit aktual të ushtrisë ndërsa evoluon, teknologjitë dhe misionet ndryshojnë. Helikopteri përbëhet nga një rotor, një motor të vetëm, dhe një kabinë modulare, me një ekran të rikonfigurueshëm të një zone të madhe dhe aftësi autonome, transmeton Telegrafi.

 

“Ne po ofrojmë më shumë sesa një helikopter – ne po ofrojmë një sistem të përballueshëm dhe plotësisht të integruar për ushtrinë, misionin dhe të ardhmen. Ne kemi përzierë inovacionin, zgjuarsinë me përvojën dhe analiza të përparuara për të ofruar një zgjidhje shumë bindëse”, tha Mark Cherry, nënkryetar dhe menaxher i përgjithshëm i Boeing’s Phantom Works.

“Ne dëgjuam ushtrinë, vlerësuam të gjitha alternativat dhe optimizuam dizajnin tonë për të siguruar helikopterin e duhur për të përmbushur kërkesat e tyre”, tha Shane Openshaw, menaxher i programit Boeing FARA. “Ne po ofrojmë një helikopter shumë të besueshëm, të qëndrueshëm dhe fleksibil me fokus në sigurinë dhe luftën në të ardhmen”.

FARA do të mbushë një hendek kritik në aviacionin e ushtrisë për një sulm të përparuar të lehtë dhe aftësi zbulimi, të mbajtur më parë nga Bell-58D Kiowa Warrior tani në pension. /Telegrafi/