Telegrafi

Boeing pezullon operimin e avionëve 777, pas dështimit të motorit të njërit prej tyre në Denver

Prodhuesi amerikan i aeroplanëve Boeing ka rekomanduar që të pezullojë operimin e disa avionëve të saj 777 në të gjithë botën pasi njëri prej tyre pësoi një dështim të motorit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ky aeroplan, që bartte 231 pasagjerë, u detyrua të kthehej në aeroportin e Denverit.

Asnjë lëndim nuk u raportua për sa i përket këtij rasti që ndodhi në fundjavë.

United Airlines ka pezulluar 24 avionë të saj 777, derisa dy linja kryesore ajrore të Japonisë kanë suspenduar 32 avionë nga përdorimi.

Lexo po ashtu Motori i aeroplanit me 231 pasagjerë përfshihet nga zjarri, copëzat gjigante bien në një lagje të banuar në Colorado – mrekullisht ateron pa ndonjë problem

Në total, kompania Boeing tha se 128 aeroplanë me të njëjtin motor sikurse të aeroplanit në Denver duhet të pezullohen.

“Derisa një hetim po vazhdon, ne rekomanduam pezullimin e operimeve të 69 avionëve 777 në shërbim dhe 59 aeroplanëve që gjenden në magazinim të mundësuar nga motorët Pratt & Whitney 4000-112”, tha kompania në një deklaratë. /Telegrafi/