Telegrafi

Boeing ka gjetur një problem në softuerin e aeroplanëve 737 Max

Në një njoftim të dërguar ndaj Administratës Federale të Aviacionit në Shtetet e Bashkuara, Boeing ka bërë të ditur se ka gjetur një problem në softuerin e aeroplanëve 737 Max dhe është duke punuar për ta rregulluar.

Çështja ka të bëjë me programin kompjuterik, që verifikon nëse monitoruesit që gjurmon sistemin kryesore të aeroplanit, është duke punuar siç duhet, transmeton Telegrafi.

“Ne po bëjmë përditësimet e nevojshme dhe po punojmë me administratën e aviacionit, për paraqitjen e këtij ndryshimi, për t’i mbajtur klientët dhe furnitorët tanë të informuar”, thuhet në deklaratën e kompanisë, lidhur me këtë problem.

Lajmi vjen pas shpërndarjes të dokumenteve të brendshme, që tregojnë se punonjësit kishin dijeni për problemet me trajnimin e pilotëve për 737 MAX dhe u përpoqën t’i fshehin ato nga rregullatorët.

Në dokumentet e shpërndara nga ligjvënësit amerikanë, punonjësit e Boeing citohen të kenë thënë se aeroplani ishte “projektuar nga klounët, të cilët nga ana e tyre janë të mbikëqyrur nga majmunët”, në një referencë të dukshme për rregullatorët.

Autoritetet e aviacionit në të gjithë botën e kanë kritikuar 737 Max, pasi u rrëzuan aeroplanët në Etiopi dhe Indonezi, duke vrarë 346 njerëz. /Telegrafi/