Site icon Telegrafi

Bodybuilderi nga Kosova, Flamur Grabovci i artë në Swiss Class në Zvicër (Foto)

Bodybuilderi nga Kosova, Flamur Grabovci, pas suksesit si Kampion i Kosovës në peshën +80 kilogram ka korrur sukses edhe në Zvicër në Swiss Class.

Grabovci ka fituar vendin e parë duke treguar se është në formë të mirë dhe kështu ka bërë krenar të gjithë.

“Konkurrenca ishte shumë e madhe. Ishte një garë e madhe me mbi 40 sportistë në të gjitha kategoritë”.

“Në kategorinë time arrita me shumë mund të shkoj në finale, ku isha vet i dyti. Këtë sukses e arrita pas një përgatitje të madhe dhe për mua kjo ishte një ndjenjë shumë e mirë”.

“Për një sportist që jeton në Kosovë dhe arrit të bëhet kampion në një vend evropian ku ky sport është i zhvilluar dhe me një me një kulturë dhe mentalitet fitues”.

“Gëzimi ishte shumë i madh pasi të përfaqësosh vendin tënd dhe të kthehesh me trofe kjo është diçka që të bën të ndihesh krenar. Ju premtoj që do vazhdojë më përgatitje maksimale dhe shpresoj në suksese tjera në të ardhmen”, ka thënë Grabovci.

Vlen të theksohet se edhe Ibrahim Vranovci ka fituar vendin e parë, por në kategorinë -100 kg.  /Telegrafi/

   

 

Exit mobile version