Telegrafi

Bodybuilderi ndërron jetë tragjikisht teksa po dhuronte spektakël para shikuesve (Video)

Një Bodybiluder i ri që kishte të ardhme të ndritur në botën e këtij sporti, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike gjatë garave shtetërore të Afrikës së Jugut.

Sifiso Lungelo Thabethe, 23 vjeç, vdiq gjatë perfomancës në një sallë të komunitetit në qytetin afrikano-jugor të Durbanit.

Në një video të publikuar nga vendi i ngjarjes, Thabethe shihet teksa mundohet të bëjë një rrotullim 360 shkallës gjersa moderatori tregon të arriturat e sportistit.

Ai në një farë mënyre ul kokën dhe bie në dyshek. Pas pak sekondash, një grup njerëzish përpiqen ta ndihmojnë kur kuptojnë se ai nuk po ngrihet, por fatkeqësisht ai ndërron jetë para shikuesve.

Bodybuilderi ishte kampion në Afrikën e Jugut për grupmoshat deri 23 vjet dhe do të merrte pjesë në kampionatin e kontinentit afrikan. /Telegrafi/