Site icon Telegrafi

Bodibilderja tërhoqi trenin e rëndë 22 tonelata, brenda të cilit ndodheshin edhe 50 udhëtarë (Video)

Darya Nesterova ka treguar se i ka muskujt e fuqishëm, duke tërhequr trenin e rëndë 22 tonelata, brenda të cilit ishin edhe 50 udhëtarë.

Nëpërmjet mbajtëseve të veçanta, ajo e lëvizi nëpër shina lokomotivën urbane, si pjesë e një gare që u zhvillua në Almati të Kazakistanit, transmeton Telegrafi.

“Jam stërvitur që të tërheqë trenin me dhjetë tonelata, ky është më shumë se dyfishi. Megjithëse nuk e prita, jam e lumtur që ia dola”, ka thënë Nesterova.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon atë duke kryer këtë veprim të vështirë, teksa merr mbështetje morale prej disa shoqëruesve. /Telegrafi/

https://youtu.be/gEBnohB5zB4

Exit mobile version