Telegrafi

Bodgani: Nuk kemi frikë nga Milani

Shqiptari shënoi golin e vetëm për Chievon që u mposht në shtëpi të vet nga Bari gjatë vikendit të fundit, dhe është optimist para takimit të vështirë të së dielës.

“Ne mund ta mposhtim gjithkënd, e kemi dëshmuar këtë disa herë, edhe pse kundërshtari ynë kësaj here është Milani. Është kundërshtari i duhur për t’i treguar secilit se ne nuk jemi në vështirësi”, ka thënë Bogdani për Sportmediaset.

“Kundër Barit nuk ishim të mirë, por mund të kishim barazuar dhe arbitri nuk akordoi dy penalti për ne”, është ankuar sulmuesi shqiptar.

Chievo qëndron në pozitën e nëntë në tabelën e Serie A, së bashku me Barin, Romën dhe Udinesen, që të gjithë me nga 11 pikë./Telegrafi/