Telegrafi

Bode e Naço flasin për gjendjen në ekonomi

Bode është thirrur nga përfaqësuesit e opozitës në komision për të raportuar në lidhje me gjendjen ekonomike në vend, rritjen e ndjeshme të çmimeve në treg dhe nivelin e inflacionit. Ndërkaq, menjëherë pas Ministrit të Financave, sërish me kërkesë të opozitës, komisoni do të zhvillojë seancë dëgjimore edhe me Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Nasip Naço.

Ky i fundit pritet të raportojë, ndër të tjera, në lidhje me tregun e hidrokarbureve, masat e marra për kontrollin e cilësisë së produkteve dhe rritjen e çmimeve. Ministria e Ekonomisë, së fundmi është në fokusin e hetimeve të prokurorisë në lidhje me afera korruptive që kanë të bëjnë me tregtimin e naftës "virgin", por edhe me një sërë marrëveshjesh koncensionare për ndërtimin e HEC-eve. /Telegrafi/