Ministria e Transportit dhe Lidhjeve vazhdon me konsultimin për Ligjin për legalizimin e objekteve pa leje.
Sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski kisthe takim pune me Odën e arkitektëve dhe inxhinirëve të autorizuar si dhe me shoqatat “o2” dhe “Fron 21/42”.
Në takim, sipas njoftimit të ministrisë, u diskutuan disa tema dhe propozime në drejtim të përmirësimit të Ligjit për legalizimin e objekteve pa leje.
“Sot kisha diskutim të frytshëm me organizatat joqeveritare si dhe me Odën e Arkitektëve të autorizuar. Biseduam për përmirësimin e ligjit dhe konsideroj se jemi në drejtim të mirë që bashkërisht të krijojmë zgjidhje ligjore që do të ofrojë mundësi fer për vërtetimin e statusit të objekteve të ndërtuara pa leje. Të gjitha propozimet me kujdes i analizojmë dhe gjithçka që është konstruktive do të përfshihet në ligj”, tha Boçvarski./Telegrafi/