Site icon Telegrafi

Boçvarski thotë se në vitin 2023 do të përfundojë “Korridori 8”

“Korridori 8 nga ana jonë, gjegjësisht autostrada Rankovce-Kriva Pallankë, korsia e tretë deri në Deve Bair dhe rehabilitimi i plotë i rrugës ekzistuese duhet të përfundojë deri në mesin e vitit 2023, e cila do të ketë Korridorin 8 krejtësisht të ri, nga Shkupi deri në kufi me Bullgarinë”

Këtë e tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, i cili theksoi se ky do të jetë një investim prej 100 milionë eurove, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Një nga dobësitë është se deri më tani grupet punuese janë formuar shumë shpesh, por pas mbledhjeve fillestare nuk ka pasur mbledhje dhe takime. Tani synimi është që të kemi takime shumë më aktive, më të shpejta dhe efikase. Këtë e them nga aspekti që do të kenë takime të paktën katër herë në vit. Këto grupe punuese që do të diskutojnë tema të ndryshme, nëse është e nevojshme, do të takohen më shpesh me rotacion në Bullgari, por edhe në Maqedoni, kështu që nga ky aspekt dua të them se në mesin e këtij muaji do të jetë takimi i parë i atyre grupeve punuese. e cila teknikisht do të hyjë në zhvillimin e të gjitha projekteve dhe procedurave dhe do t’i lehtësojmë procedurat për të filluar, por edhe për të përfunduar gjithçka që kemi imagjinuar”, sqaroi Boçvarski.

Ai paralajmëroi se mënyra e re e bashkëpunimit do të përshpejtojë dinamikën e hekurudhës drejt Bullgarisë, si dhe se së shpejti do të krijohet një linjë ajrore me Sofjen.

“Në mbledhjen e dy grupeve të punës do të hapim pyetjet për kompaninë ajrore, procedurat që duhet të kryhen dhe sigurisht qëndrueshmërinë ekonomike dhe përfshirjen e disa kompanive ajrore. Është një procedurë më e madhe, por ne duam që të zgjidhet shpejt dhe sa më shpejt të hapet kjo linjë ajrore”, tha ministri Boçvarski.

Exit mobile version