Site icon Telegrafi

Boçvarski: Qeveria e LSDM-së do t’ua kthejë paratë qytetarëve

Pas publikimit të harxhimeve të shumta të ish-zyrtarëve shtetëror të OBRM-PDUKM-së, ka reaguar Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë, përmes nënkryetarit Bllagoj Boçvarski.

Sipas tij, qytetarët gjatë qëverisjes së OBRM-së ishin në prag të varfërisë, kurse funksionarët e OBRM-PDUKM-së hraxhonin paratë e qytetarëve në dreka e darka, si edhe duke blerë gjëra me çmim milionësh siç është një monitor LED.

Boçvarski theksoi se Qeveria e re e LSDM-së do t’i kthejë paratë e qytetarëve dhe do të krijojë hapësirë për reforma që e përmirësojnë jetën dhe standardin e qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version